
6.2 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
6.3 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
6.4 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i ndarjes së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
ndarjes së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
6.5 Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të
gërryer brymën nga
avulluesi, pasi mund ta
dëmtoni atë. Mos përdorni
pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç
atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Rritja e
temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë
shkrirjes mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
Rreth 12 orë para shkrirjes,
caktoni temperaturë më të
ulët, në mënyrë që të
formohet një rezervë e
mjaftueshme ftohjeje për
ndërprerjen e veprimit.
www.electrolux.com10
Komentarze do niniejszej Instrukcji