Electrolux EWX14550W Instrukcja Użytkownika Strona 12

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 32
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 11
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
të shmangur formimin e mykut erërave të
pakëndshme.
Pezullim : Nëse nuk i nxirrni teshat brenda
10 minutash pas përfundimit të programit,
drita e pasme e ekranit do të fiket dhe do të
aktivizohet sistemi i kursimit të energjisë.
Vetëm drita treguese e butonit 8 pulson për
të treguar se pajisja duhet fikur. Duke shtypur
çdo butono, pajisja do të çaktivizohet nga
statusi i kursimit të energjisë e kështu mund
të vendosni një tjetër program ose mund të
fikni pajisjen.
Përdorimi - Tharja
Vetëm Tharja
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg për
të pambuktat dhe të linjtat dhe 2 kg për
teshat sintetike.
Shënim! Është gjithashtu e mundur të
thani deri në 4 kg tesha të pambukta
(shihni tabelën "Programet e Tharjes").
Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe
zorra e shkarkimit duhet të jetë
vendosur në lavaman ose të jetë lidhur
me tubin shkarkues.
1. Futja e teshave në pajisje.
2. Zgjidhni një cikël shtrydhjeje me
shpejtësinë maksimale të rrotullimeve të
lejuar për llojin e teshave, për të marrë
rezultatet më të mira të tharjes.
3. Zgjidhni programin e tharjes për Të
pambuktat ose Sintetiket në fushën e
Tharjes tek çelësi përzgjedhës i
programeve.
4. Nëse dëshironi të zgjidhni një tharje me
kohë, shtypni butonin 5 derisa koha që
dëshironi, të shfaqet në ekran (shihni
tabelën e "Programeve të Tharjes"). Çdo
herë që të shtypni këtë buton, koha e
tharjes rritet me 5 minuta.
Shënim!
Koha e programit do të rritet
automatikisht me disa minuta.
5. Shtypni sërish butonin 8 për të filluar
programin.
Pasi programi ka filluar, koha e mbetur
përditësohet çdo minutë.
Shënim!
Llojet e ndryshme të të pambuktave
(peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me
radhë) ose çdo lloj tjetër teshe që
mblidhet gjatë fazës së shtrydhjes mund
të thahen pjesërisht. Në rastin e veçantë
kur në fund të ciklit, teshat mbeten disi të
jnoma, ju sugjerojmë të hapni teshat e
mbledhura, t'i vendosni ato edhe njëherë
në kazan në mënyrë të rregullt dhe të
zgjidhni një cikël tharjeje shtesë prej
20-30 minutash.
6. Në fund të programit, tingëllon zilja dhe
në ekran shfaqen tre zero duke pulsuar
"0.00". Drita treguese 9 është e ndezur
për të treguar se dera është e bllokuar.
10 minutat e fundit të ciklit të tharjes
përbëjnë një fazë kundër-zhubrosjes.
Gjatë kësaj kohe, dera qëndron e bllokuar
dhe në ekran vazhdojnë të shfaqen tre
zerot që pulsojnë "0.00".
Shënim!
Nëse dëshironi të hapni derën përpara
ose gjatë fazës kundër-zhubrosjes ose ta
ndërprisni atë, shtypni çdo buton ose
rrotulloni çelësin e programeve në çdo
pozicion programi (përveç O ), dera mund
të hapet pas disa minutash (drita
treguese 9 është e fikur).
7. Rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin O për të fikur pajisjen.
8. Nxirrni teshat nga pajisja.
Larja dhe tharja automatike (programi
NON-STOP)
Për programet NON-STOP, sasia e këshilluar
e ngarkesës është 3 kg për të pambuktat dhe
të linjtat dhe 2 kg për teshat sintetike.
Shënim! Është gjithashtu e mundur të
thani deri në 4 kg tesha të pambukta
(shihni tabelën "Programet e Tharjes").
Mos përdorni asnjë mekanizëm/enë
dozimi kur realizoni një program larjeje
dhe tharjeje.
1. Futja e teshave në pajisje.
2. Shtoni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave.
3. Ndizni pajisjen duke e rrotulluar çelësin
përzgjedhës në programin e larjes/teshën
e përzgjedhur.
4. Zgjidhni opsionet e disponueshme duke
shtypur butonat përkatës.
Shënim!
12 electrolux
Przeglądanie stron 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 31 32

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag