
Mekanizmi i sigurisë për fëmijët
Ky mekanizëm ju lejon ta lini pajisjen vetëm,
pra nuk keni pse shqetësoheni se fëmijët
mund të lëndohen apo të dëmtojnë pajisjen.
Ky funksion mbetet aktiv edhe kur pajisja
nuk është në punë.
Këtë opsion mund ta cilësoni në dy mënyra
të ndryshme:
1. Para se të shtypni butonin 8 : do të jetë
e pamundur të ndizni pajisjen.
2. Pasi të shtypni butonin 8 : do të jetë e
pamundur të ndryshoni çdo program
apo përzgjedhje tjetër.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar këtë
opsion, shtypni njëkohësisht për rreth 6
sekonda butonat 3 dhe 4 derisa në ekran të
shfaqet ose të zhduket ikona
.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ndani teshat në grupe
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Ndajini teshat si më
poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
Përpara se të fusni brenda teshat
E rëndësishme Sigurohuni që nëpër rroba
të mos mbeten objekte metalike (p.sh.
karfica flokësh, paramane, pineska).
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, togëzat dhe sustat. Lidhni mirë
fjongot dhe shiritat e gjatë. Hiqni të gjithë
grepat (p.sh. nga perdet).
• Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe
ato me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund
të humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
• Rrobat e reja me ngjyra mund të lëshojnë
ngjyrë që në larjen e parë; prandaj, herën
e parë ato duhet të lahen veças.
• Fërkojini zonat e ndotura shumë me një
detergjent të veçantë ose pastë
detergjenti.
• Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë.
• Lajini çorapet dhe dorezat brenda një
çante ose një rrjete.
Njollat e vështira hiqini përpara se t'i
lani:
Njolla gjaku : trajtojini njollat e freskëta me
ujë të ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë
natën në ujë me detergjent të posaçëm më
pas fërkojini me ujë dhe sapun.
Bojëra vaji : njomini me heqës njollash me
bazë benzine, vendoseni rrobën mbi një
copë të butë dhe fërkojeni njollën; trajtojeni
disa herë.
Njolla yndyre të thara : njomini me
terpentinë, vendoseni teshën mbi një
sipërfaqe të butë dhe fërkojeni njollën me
majat e gishtave dhe me një copë
pambuku.
Ndryshk : acid oksalik i shkrirë në ujë të
nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e
ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar
tashmë dhe në copë mund të krijohet një
vrimë.
electrolux 11
Komentarze do niniejszej Instrukcji