Electrolux ENN2900AOW Instrukcja Użytkownika Strona 7

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 96
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 6
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PËRPARA PËRDORIMIT TË
PARË
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e më
pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
NGRIRJA E USHQIMEVE TË
FRESKËTA
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është
e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në
dhomëzën e sipërme.
DEPOZITIMI I USHQIMEVE TË
NGRIRA
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të
mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe
koshat nga pajisja dhe vendosni ushqimin
mbi raftet e ftohta për të patur rezultate sa
më të mira.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që ushqimet të mos e
tejkalojnë ngarkesën maksimale në
anë të pjesës së sipërme (aty ku
është e pranishme)
Në rast të një shkrirjeje aksidentale,
si për shembull për shkak të ikjes
së korrentit, nëse ushqimi me
energji ka zgjatur më shumë se
vlera e treguar në tabelën e
karakteristikave teknike në "koha
në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të ringrihet
(pasi është ftohur).
SHKRIRJA E AKULLIT
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse
ose në temperaturën e dhomës, në varësi
të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
PRODHIMI I KUBEVE TË
AKULLIT
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit. Mbushini këto kuti me ujë,
më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
Mos përdorni vegla metalike për
hequr kutitë nga ngrirësi.
AKUMULATORËT E
FTOHTËSISË
Ngrirësi përmban të paktën një akumulator
ftohtësie, i cili zgjat kohën e ruajtjes në së
ftohtësisë, në rast ikjes së korrentit apo
një avarie.
SHQIP 7
Przeglądanie stron 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 95 96

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag