
3
Nëse vëreni ndonjë situatë të pazakontë,
si p.sh. erë djegieje, shkëputni nga rryma
kondicionerin dhe kontaktoni një agjent
të shërbimit të Electrolux. Nëse vazhdon
përdorimi me këtë gjendje jonormale,
kondicioneri mund të dëmtohet ose madje
të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni kondicionerin me duar
të lagura. Kjo mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Mos dëmtoni dhe mos i prisni kabllon e
rrymës ose tela të tjerë. Nëse ndodh kjo
gjë, ajo duhet riparuar ose zëvendësuar
nga një teknik i akredituar
Mos e lidhni këtë kondicioner me një
zgjatues me shumë dalje.
Shkëputni furnizimin e rrymë të
kondicionerit nëse nuk do të përdoret
për një periudhë të gjatë kohe. Në rast të
kundërt, do të mbledhë pluhur dhe mund
të shkaktojë zjarr.
Përpara se ta pastroni kondicionerin,
ju lutemi shkëputni furnizimin me rrymë
për të eliminuar mundësinë e goditjes
elektrike.
Furnizimi me rrymë duhet të përputhet
me atë të kondicionerit, sipas manualit
të instalimit. Kondicionerët që janë
dhënë me një kordon rryme duhet të
lidhen direkt me një prizë me një çelës të
përshtatshëm sigurie. Kondicionerët që
janë të lidhur me rrymën në mënyrë të
përhershme duhet të jenë të lidhur me një
automat të përshtatshëm sipas manualit
të instalimit.
Sigurohuni që furnizimi me rrymë i
kondicionerit të jetë i qëndrueshëm dhe
të plotësojë kërkesat e përcaktuara në
manualin e instalimit.
Gjithmonë sigurohuni që produkti të
instalohet me tokëzimin e duhur.
Për efekt sigurie, sigurohuni që të ulni
automatin përpara se të kryeni punime
mirëmbajtjeje ose pastrimi, ose kur
produkti nuk është përdorur për një kohë
të gjatë. Pluhuri i grumbulluar mund të
shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Masatparaprakepërsigurinë
Brenda këtij udhëzuesi do të gjeni shumë këshilla
të dobishme se si ta përdorni dhe mirëmbani
kondicionerin siç duhet. Vetëm pak kujdes paraprak
nga ana juaj mund t'ju kursejë shumë kohë dhe
para gjatë jetëgjatësisë së kondicionerit tuaj. Ju do
të gjeni shumë përgjigje për pyetjet e zakonshme
në tabelën e këshillave për zgjidhjen e problemeve
nëfaqet20-21.Nëselexonillimishttabelëne
këshillave për zgjidhjen e problemeve, mund të mos
jetë e nevojshme që të telefononi shërbimin.
Kuptimet e simboleve të përdorura në këtë
udhëzues tregohen më poshtë:
Ky simbol tregon informacion në lidhje me sigurinë
personale dhe si të shmangni dëmtimin e pajisjes.
Ky simbol tregon këshilla dhe informacion rreth
përdorimit të pajisjes.
Ky simbol tregon këshilla dhe informacion rreth
përdorimit ekonomik dhe ekologjik të pajisjes.
Ky simbol ju tregon se nuk duhet ta bëni kurrë këtë
gjë.
Bëjeni gjithnjë këtë gjë.
Shënimetërëndësishme:
1 Mos e vini në funksionim njësinë nëse pozicioni
ietëshorizontaleështëimbyllur.
2 Mosepërdorninjësinëpaltrineajrit.
kujdes
paralajmërim
këshilla për ambientin
këshilla dhe informacion
Komentarze do niniejszej Instrukcji