
shpejtësisë së ventilimit në mënyrë
manuale. Kur shtypni , vlera e
shpejtësisë së ventilatorit rritet me një.
Nëse, pasi të keni arritur një nivel të
lartë, shtypni sërish , shpejtësinë e
ventilatorit e caktoni në 0, gjë e cila
çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për të
rinisur ventilatorin me shpejtësi ventilimi
1, prekni
.
Për të aktivizuar
funksionimin automatik të
funksionit, çaktivizoni dhe
aktivizoni sërish pianurën.
Aktivizimi i dritës
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë
dritën automatikisht sa herë që ndizni
pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni
modalitetin automatik në H1 – H6.
Drita mbi aspirator
çaktivizohet 2 minuta pas
çaktivizimit të pianurës.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme
Materialet e enëve të gatimit
• i përshtatshëm: hekuri i derdhur,
çeliku, çeliku i emaluar, inoksi,
bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
pianurë me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
• fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Sigurohuni që bazamentet e
tiganëve të jenë të pastra
dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e
pianurës.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten përmasave të bazamentit të
enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Referojuni kapitullit "Të
dhënat teknike".
6.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
• kërcitje: ndodh ndërrimi elektrik.
www.electrolux.com14
Komentarze do niniejszej Instrukcji