
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër,
më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent,
shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës,
lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më
pas me acid acetik; trajtojini çdo shenja të
mbetura mbi teshat e bardha, me
zbardhues dhe më pas shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës
njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më
pas fërkojeni me pastë detergjente.
Detergjentet dhe produktet
suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu
edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe
përdorimi i saktë i sasive, për të shmangur
shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht,
detergjentet përmbajnë substanca, të cilat
në sasi të mëdha mund të çrregullojnë
ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm
varet edhe nga lloji i teshave (delikate, të
leshta, të pambukta, etj.), nga ngjyra, nga
temperatura e larjes si dhe nga shkalla e
ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në
treg për larjen në lavatriçe, mund të
përdoren në këtë pajisje:
• detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha
llojet e teshave
• detergjentet në trajtë pluhuri për teshat
delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
• detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht
për programe me temperatura të ulëta
(60°C maksimumi) për të gjitha llojet e
teshave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e
posaçme të sirtarit, përpara se të filloni
programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet
të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit .
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë"
fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në
zonën tuaj mund të merrni pranë
kompanisë së ujësjellësit, ose nga
autoritetet tuaja lokale.
A Kur uji ka një shkallë mesatare-të
lartë fortësie, duhet të shtoni zbutës uji
(duke filluar nga shkalla e fortësisë II).
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Sasia e
detergjentit mund të rregullohet më pas
sipas shkallës së fortësisë I (=i butë).
Niveli
Karakteri
stika
Shkallët e fortësisë
së ujit
Sistemi
gjerman
- °dH
Sistemi
francez -
°T.H.
1 i butë 0-7 0-15
2 mesatar 8-14 16-25
3 i fortë 15-21 26-37
4 shumë i
fortë
> 21 > 37
KËSHILLA PËR THARJEN
Përgatitja e ciklit të tharjes
Duke qenë një pajisje tharëse, ajo punon
me principin e kondensimit.
Për këtë arsye, rubineti i ujit duhet të
jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit
duhet ta zbrazë ujin në lavaman ose në
tubin shkarkues edhe gjatë ciklit të
tharjes.
Vini re!
Përpara se të filloni një program tharjeje,
reduktoni ngarkesat e teshave të lara, për
të përftuar rezultate të mira.
Tesha të papërshtatshme për tharjen
• Veçanërisht teshat delikate, si perdet
sintetike, të leshtat dhe të mëndafshtat,
veshjet me copëza metalike, çorape
electrolux 15
Komentarze do niniejszej Instrukcji