• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
Instalimi
• Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni
kujdes kur e zhvendosni atë.
• Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të
mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni, mos e
përdorni dhe kontaktoni menjëherë
Qendrën e Shërbimit.
• Përpara përdorimit hiqni çdo mjet
paketues. Nëse nuk bëni kështu, produkti
dhe ambienti juaj do të dëmtohen rëndë.
Shikoni paragrafin përkatës në manualin e
përdorimit.
• Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni
që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit
me ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i
sipërm të mos ketë shtypur kabllin e
ushqimit elektrik kundrejt murit.
• Nëse pajisja është vendosur mbi një
dysheme të shtruar, ju lutemi të rregulloni
këmbëzat në mënyrë të tillë që të
mundësoni qarkullimin e lirë të ajrit nën
pajisje.
• Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe uji
nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
• Nëse pajisja është instaluar në një vend të
ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin "rreziqet e
ngrirjes".
• Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një hidraulik i kualifikuar ose nga një person
i aftë.
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Përdorimi
• Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim
shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
• Lani dhe thani në pajisje vetëm tesha që
janë të përshtatshme për larjen në lavatriçe
ose tharjen. Ndiqni udhëzimet në çdo
etiketë mbi tesha
• Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni
Tabelën e Programeve të Larjes.
• Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e
teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe
zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni
larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo
të grisura si dhe trajtojini paraprakisht
njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi,
ndryshk dhe barishte, përpara se t'i lani ato
në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të
lahen në pajisje.
• Teshat që janë ndotur me nënprodukte të
naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të
avullueshme, duhet të bëni kujdes që
lëngu të mënjanohet nga tesha përpara se
ta fusni në pajisje këtë të fundit.
• Sikurse disa jorganë, veçanërisht ata me
pupla duhen larë/tharë në pajisje të mëdha
komerciale për shkak të madhësisë së
tyre, ju lutemi kontrolloni shënimet e
prodhuesit përpara se t'i lani ato në
lavatriçen e shtëpisë.
• Përdoruesit duhet të kontrollojnë
gjithmonë nëse kanë harruar nëpër xhepat
e teshave çakmakë (të disponueshëm ose
jo).
• Mos i thani kurrë teshat që kanë qenë në
kontakt me kimikate, si lëngje për pastrim
kimik. Këto janë lëndë të djegshme dhe
mund të shkaktojnë një shpërthim. Thani
vetëm tesha që janë larë me ujë ose që
kanë nevojë për ajrim.
• Shishet plastike të detergjentit nuk duhen
lënë në kazan të lavatriçes gjatë ciklit të
tharjes, pasi plastike e përdorur nuk është
projektuar për t'i rezistuar nxehtësisë.
Nëse dëshironi të lani dhe thani, duhet të
përdorni sirtarët përkatës të detergjentit.
• Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për të
hequr spinën nga priza; kapeni gjithmonë
nga vetë spina.
• Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj të re
nëse kablloja i ushqimit, paneli i kontrollit,
sipërfaqja e punës apo bazamenti janë të
dëmtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë të
arritshme brendësinë e tharëses.
Siguria për fëmijët
• Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
electrolux 3
Komentarze do niniejszej Instrukcji