
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
13.1 Hyrje
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje
për problemin (referojuni tabelës). Nëse
nuk e gjeni, kontaktoni qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Për disa keqfunksionime, dëgjohen
sinjalet akustike dhe ekrani tregon një
kod alarmi:
•
- Pajisja nuk mbushet mirë me
ujë.
• - Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• - Kapaku i pajisjes ose dyert e
kazanit janë të hapura ose nuk janë
mbyllur mirë. Ju lutemi t'i kontrolloni të
dyja!
• - Furnizimi me rrymë është i
paqëndrueshëm. Prisni derisa
furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
• - Pajisja kundër përmbytjes
është e aktivizuar. Shkëpusni pajisjen
dhe mbyllni rubinetin e ujit. Lidhuni
me qendrën e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen para
se të kryeni kontrollet.
13.2 Defektet e mundshme
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kapaku i pajisjes të jetë i mbyllur.
Sigurohuni që në kutinë e siguresave të mos ketë siguresë
të prishur.
Sigurohuni që butoni Nis/Ndërprit të jetë shtypur.
Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni cilësimin ose
prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i
ndezur.
Pajisja nuk mbushet
mirë me ujë.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtrat në tubat hyrës dhe filtrat e valvulave të
mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pas‐
trimi".
Sigurohuni që tubat hyrës të mos jenë të përdredhura ose
të harkuara.
www.electrolux.com22
Komentarze do niniejszej Instrukcji