
Problemet Shkaqet
Lavatriçja nuk starton
ose nuk mbushet me
ujë :
• pajisja nuk është lidhur si duhet, instalimi elektrik nuk funksionon, ka
shkëputje të energjisë elektrike,
• kapaku i pajisjes tuaj dhe mbërthyeset e kazanit nuk janë mbyllur mirë,
• nuk është zgjedhur mirë komanda e fillimit të programit,
• është ndërprerë furnizimi me ujë, saraçineska e hyrjes së ujit është e
mbyllur,
• filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
•
në tubin e hyrjes së ujit shfaqet një shirit i kuq
1)
.
Pajisja mbushet me ujë,
por zbrazet menjëherë:
• elementi në formë U-je i kullimit është montuar shumë poshtë (shihni
seksionin e instalimit).
Lavatriçja nuk shpëlan
ose nuk zbrazet :
• zorra e kullimit të ujit është bllokuar ose është përthyer,
• filtri i zbrazjes është bllokuar,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrimit : rrobat nuk janë shpërndarë
mirë brenda në kazan,
• është zgjedhur programi "Zbrazje" ose është zgjedhur opsioni "Qetësi
nate plus" ose "Shpëlarje me pushim",
• lartësia e elementit në formë U-je është e papërshtatshme.
Rrotull lavatriçes keni
vënë re ujë :
• sasia e madhe e detergjentit ka shkaktuar derdhjen e shkumës,
• detergjenti është i papërshtatshëm për larje me lavatriçe,
• elementi në formë U-je nuk është mbërthyer mirë,
• filtri i zbrazjes nuk është vendosur përsëri në vend,
• tubi i hyrjes së ujit rrjedh.
Larja është e
pakënaqshme:
• detergjenti është i papërshtatshëm për larje me lavatriçe,
• brenda në lavatriçe ka shumë rroba,
• është zgjedhur një cikël larjeje i papërshtatshëm,
• nuk është përdorur detergjent i mjaftueshëm.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
• nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni seksionin e
instalimit),
• pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër,
• pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
• rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan,
• ngarkesa është tepër e vogël.
Cikli i larjes është shumë
i gjatë:
• filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
• është shkëputur korrenti ose furnizimi me ujë,
• është aktivizuar detektori i mbinxehjes së motorit,
• temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,
• është aktivizuar sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës (shumë
detergjent) dhe lavatriçja ka filluar të kullojë shkumën,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrimit : është shtuar një fazë shtesë
për të bërë një larje më të njëtrajtshme në kazan.
Lavatriçja ndalon gjatë
një cikli larjeje :
• ka probleme në furnizimin me ujë ose energji elektrike,
• është përzgjedhur Shpëlarja me pushim,
• kapakët e kazanit janë të hapur.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit :
• temperatura brenda në kazan është shumë e lartë,
• kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
Kodi i defektit E40
shfaqet në ekran
2)
dhe
butoni me shtypje "Fillo/
Ndalo" pulson në ngjyrë
të kuqe
3)
:
• kapaku nuk është mbyllur mirë.
electrolux 11
Komentarze do niniejszej Instrukcji