Electrolux EWG147410W Instrukcja Użytkownika Strona 8

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 60
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 7
PËRDORIMI I PARË
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe
ato hidraulike të jenë në përputhje
me udhëzimet e instalimit.
Hiqni nga kazani çdo kallëp
bukëpeshku apo çdo lloj materiali
tjetër.
Hidhni 2 litra me ujë në dhomëzën e
larjes kryesore
të sirtarit të
detergjentit për të aktivizuar valvulën
ECO. Pastaj kryeni një cikël të
pambuktash me temperaturën më të
lartë pa futur asnjë rrobë në pajisje,
për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga tamburi dhe kazani. Hidhni 1/2 e
masës së detergjentit në dhomëzën
e larjes kryesore dhe ndizni pajisjen.
PERSONALIZIMI
SINJALET AKUSTIKE
Pajisja është e pajisur me një sinjalizues
akustik, i cili tingëllon në rastet e
mëposhtme:
në përfundim të ciklit
nëse ka defekt.
Duke shtypur butonat 4 dhe 5 njëkohësisht
për rreth 6 sekonda , sinjali akustik
çaktivizohet (përveçse kur ka defekt). Duke
shtypur përsëri këto dy butona, sinjali
akustik riaktivizohet
MEKANIZMI I SIGURISË PËR FËMIJËT
Ky mekanizëm ju lejon ta lini pajisjen vetëm,
pa u shqetësuar se fëmijët mund të
lëndohen apo të dëmtojnë pajisjen. Ky
funksion mbetet aktiv edhe kur lavatriçja
nuk është në punë.
Këtë opsion mund ta cilësoni në dy mënyra
të ndryshme:
1. Para se të shtypni butonin 8: do të jetë
e pamundur të ndizni pajisjen.
2. Pasi të shtypni butonin 8: do të jetë e
pamundur të ndryshoni çdo program
ose opsion tjetër.
Për ta aktivizuar ose çaktivizuar këtë
opsion, shtypni njëkohësisht, për rreth 6
sekonda, butonat 5 dhe 6 derisa në ekran,
ikona
të shfaqet ose zhduket.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Futni rrobat në makinë
Hapeni derën me kujdes duke e tërhequr
dorezën e derës nga jashtë. Vendosini
teshat në kazan, një nga një, duke i përzier
sa më shumë të jetë e mundur. Mbylleni
derën.
Sigurohuni që të mos mbeten rroba
ndërmjet guarnicionit dhe derës. Ekziston
rreziku i rrjedhjes së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave
Tërhiqni jashtë sirtarin derisa të ndalojë.
Matni sasinë e detergjentit të nevojshëm,
hidheni atë në dhomëzën e larjes kryesore
ose në dhomëzën përkatëse nëse
programi/përzgjedhja e zgjedhur e kërkon
një gjë të tillë (për hollësi të mëtejshme
referojuni "Sirtari i detergjentit").
Nëse është e nevojshme, hidhni zbutës
rrobash në dhomëzën me shenjën
(sasia
e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën
"MAX" në sirtar). Mbylleni sirtarin me
ngadalë.
8 electrolux
Przeglądanie stron 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 59 60

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag