
6. Hiqni sendet e huaja dhe pushin nga
foleja e pompës dhe nga helika e
pompës.
Kontrolloni me kujdes nëse helika e
pompës rrotullohet (rrotullohet me
dridhje). Në qoftë se nuk rrotullohet,
lidhuni me Qendrën e Shërbimit.
7. Vendoseni përsëri tapën në zorrën
zbrazëse të urgjencës dhe futeni zorrën
në folenë e vet.
8. Rivendoseni filtrin në pompë duke e
futur sipas drejtuesve të veçanta.
Vidhoseni kapakun e pompës fort duke
e rrotulluar në drejtimin e akrepave të
orës.
1
2
Paralajmërim
Kur pajisja është në përdorim dhe në varësi
të programit të përzgjedhur, në pompë
mund të ketë ujë të nxehtë.
Mos e çmontoni asnjëherë pompën gjatë
një cikli larjeje, por prisni gjithmonë derisa
pajisja të ketë përfunduar ciklin dhe të jetë
boshatisur. Kur vendosni sërish kapakun e
pompës, sigurohuni që të jetë shtrënguar
mirë për të shmangur rrjedhjet, si dhe që
fëmijët e vegjël të mos të arrijnë ta
çmontojnë.
PASTRIMI I FILTRAVE TË HYRJES SË
UJIT
Nëse vini re se pajisja kërkon më shumë
kohë për t'u mbushur, kontrolloni që filtri në
tubin e futjes së ujit të mos bllokohet.
1. Mbyllni rubinetin e ujit.
2. Zhvidhosni nga vendi tubin e hyrjes së
ujit.
3. Pastroni filtrin në tub me një furçë me
qime të forta.
4. Vidhosni tubin përsëri te tapa.
5. Zhvidhosni tubin nga pajisja. Mbani një
shtrojë pranë pasi uji mund të rrjedhë
jashtë.
6. Pastroni filtrin në valvul me një furçë të
ashpër ose me një copë lecke.
7. Vidhoseni sërish tubin në pajisje dhe
sigurohuni që lidhja të jetë bërë mirë.
8. Hapni rubinetin e ujit.
PARANDALIM I FORMIMIT TË BRYMËS
Nëse makina instalohet në një vend ku
temperatura mund të bjerë poshtë 0°C,
vazhdoni si më poshtë:
1. Mbyllni tapën e ujit dhe zhvidhosni tubin
e futjes së ujit nga tapa;
20 electrolux
Komentarze do niniejszej Instrukcji