
Butoni i kursimit të energjisë
Ky funksion shkakton uljen e temperaturës
në fazën e tharjes. Kursimi i energjisë bëhet
në masën 10% dhe 25%.
Enët mund të jenë ende të njoma në
përfundim të programit. Në këtë rast, ju
këshillojmë të hapni derën e enëlarëses
dhe ta lini atë pak hapur duke i lënë enët
të thahen në mënyrë natyrale.
Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë
programet e larjes. Kur shtypni butonin, drita
treguese përkatëse do të ndizet.
Funksioni i kursimit të energjisë nuk ka efekt
në disa programe. Referojuni kapitullit
"Programet e larjes" për listën e programeve
ku funksioni i kursimit të energjisë nuk ka
ndikim.
Butoni Multitab
Vendoseni këtë funksion kur përdorni tableta
detergjente të kombinuara (3 në 1, 4 në 1, 5
në 1, etj.).
Lexoni kapitullin "Funksioni Multitab".
Butoni i anulimit
Me anë të këtij butoni mund të anuloni një
program larës ose një shtyrje të fillimit të
programit të proces.
Butonat e funksionit (A, B dhe C)
Funksionet e mëposhtme mund të vendosen
me ndihmën e këtyre butonave:
• regjistrimi i nivelit të zbutësit të ujit,
• aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit
kur funksioni Multitab është aktivizuar,
• aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Modaliteti i përzgjedhjes
Shtypni butonin On/Off. Nëse dritat e
butonave të përzgjedhjes së programit
ndizen dhe në ekranin elektronik duken 2 vija
horizontale, pajisja është në modalitetin e
përzgjedhjes.
Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni
procese të tilla si:
– përzgjedhja e një programi larjeje,
– regjistrimi i nivelit të zbutësit të ujit,
– aktivizimi/çaktivizimi i shpëlarësit,
– aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve
akustike,
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes.
Shtypni butonin On/Off. Nëse dritat e
butonave të përzgjedhjes së programit
ndizen dhe në ekranin elektronik shfaqet
kohëzgjatja (në minuta) e një programi,
vazhdon të mbetet i regjistruar programi i
fundit i përdorur. Në këtë rast, për t'u kthyer
në modalitetin e përzgjedhjes, duhet të
anuloni programin.
Për të anuluar një program të regjistruar
ose një program në proçes e sipër :
• shtypni dhe mbani shtypur butonin e
anulimit derisa në ekranin elektronik të
shfaqen 2 vija horizontale. Programi është
anuluar dhe pajisja tani është në
modalitetin e përzgjedhjes.
Përdorimi i parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë
të parë:
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit
• Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e
pajisjes
• Vendosni nivelin e zbutësit të ujit,
• Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së
kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë
të përshtatshme për enëlarësen
• Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta
detergjente të kombinuara, si: ''3 në
1'', ''4 në 1'', ''5 në 1'' etj... vendosni
funksionin Multitab. (Shihni
"Funksioni Multitab").
Vendosja e zbutësit të ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për
zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr
mineralet dhe kripërat që hyjnë bashkë me
ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm
6 electrolux
Komentarze do niniejszej Instrukcji