
Koshi i takëmeve është i ndarë në dy pjesë,
gjë që e lejon të ndahet duke dhënë
fleksibilitet më të madh në vendosjen e
takëmeve. Për t'i ndarë këto dy pjesë,
rrëshqitini ato horizontalisht në drejtime të
kundërta dhe tërhiqini nga njëra-tjetra.
Për t'i ribashkuar, veproni në rend të kundërt
si më sipër.
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatëzat e vogla,
tasat e sallatës, filxhanët, gotat, tenxheret
dhe kapakët.
Vendosini enët mbi dhe nën varëset e
filxhanëve, në mënyrë që uji të mund të arrijë
të gjitha sipërfaqet.
Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen
me kokë poshtë në mbajtëset e filxhanëve.
Për enë më të larta, varëset e filxhanëve
mund të palosen.
Koshi i vogël i takëmeve
Koshi i sipërm është i pajisur me një kosh për
takëmet e vogla.
Kujdes MOS FUTNI KURRË THIKA NË
KOSHIN E VOGËL TË TAKËMEVE. KJO
DO TË SHMANGË DËMTIME NË
PAJISJE.
Koshi i vogël i takëmeve duhet të vendoset
vetëm në pjesën ballore të koshit të sipërm,
në të majtë ose në të djathtë.
12 electrolux
Komentarze do niniejszej Instrukcji