Electrolux ERX3313AOX Instrukcja Użytkownika Strona 11

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 84
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 10
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
KËSHILLA PËR KURSIMIN E
ENERGJISË
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur
më shumë se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë
dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës ose
akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më
të ulët për të lejuar shkrirjen automatike
dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të
energjisë.
KËSHILLA PËR FTOHJEN E
USHQIMEVE TË FRESKËTA
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
KËSHILLA PËR FTOHJEN
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin
e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një
kapak dhe duhet të vendosen në
mbajtësen e shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahet në ftohës.
SHQIP 11
Przeglądanie stron 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 83 84

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag