Electrolux ERW3313AOX Instrukcja Użytkownika Strona 7

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 36
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 6
3.6 Butoni i dritës
Nëse dëshironi që ta mbani dritën ndezur
kur dera është e mbyllur, mjafton që ta
hapni dhe ta mbyllni derën dhe drita do
të qëndrojë e ndezur automatikisht për
10 minuta.
Nëse dëshironi që ta fikni dritën përpara
kohës së fikjes automatike, hapeni derën
dhe shtypni butonin e dritës.
3.7 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
Tregues alarmi që pulson;
sinjalizuesi akustik.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë. Sinjalizuesi mund të fiket duke
shtypur çdo buton.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Sistemimi i verës
Ndarja e sipërme:Temperatura mund të
vendoset mes +6°C dhe +11°C. Kjo
ndarje është ideale për verëra,
veçanërisht të kuqet dhe të bardhat, që
do të konsumohen menjëherë. Ndarje
pune me temperatura të diferencuara.
Ndarja e poshtme:Temperatura mund të
vendoset mes +11°C dhe +18°C. Ndarja
është ideale për ruajtjen dhe rafinimin e
verërave të kuqe dhe të bardha për
periudha të gjata.
Temperaturat e kësaj ndarjeje janë të
përshtatshme për ruajtjen e verërave
të vjetruara dhe me aromë të fortë.
Shishet duhet të shtrihen në mënyrë
të tillë që tapat të mos thahen.
Vera duhet të mbahet në errësirë.
Dera është e prodhuar me dopjo
xham të errësuar kundër rrezeve UV,
për ta mbrojtur verën nga drita në rast
se frigoriferi është i vendosur në një
vend me dritë.
Drita e pajisjes nuk duhet të ndizet
shumë shpesh apo për kohë shumë
të gjatë. Vera ruhet më mirë në
ambient të errët.
SHQIP 7
Przeglądanie stron 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 35 36

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag