
duhen bërë vetëm nga një person i
kualifikuar në pajtim me standardet
dhe rregullat vendore në fuqi.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë
dëmtuar nga transporti. Mos lidhni një
pajisje të dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
• Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi
ta keni montuar pajisjen siç duhet në
njësitë e integruara dhe në sipërfaqet e
punës që përputhen me standardet në
fuqi.
• Mos e instaloni vatrën mbi një pajisje
shtëpiake nëse nuk lejohet.
• Pajisjen instalojeni vetëm në sipërfaqe
pune të sheshta.
• Mos ndryshoni specifikimet ose
modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku
i lëndimit dhe i dëmtimit të pajisjes.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të
vendit ku do të përdorni pajisjen (normat
e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)
• Kushtet e përshtatjes për këtë pajisje
janë shkruar në etiketë (ose fletën e të
dhënave).
• Kjo pajisje nuk është lidhur me një sistem
të nxjerrjes së tymrave të djegies. Ajo do
të instalohet dhe të lidhet në përputhje
me rregulloret ekzistuese për instalimin.
Duhet bërë kujdes i veçantë për kërkesat
përkatëse lidhur me ajrimin
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni
sirtarët vetëm me një bazament mbrojtës
nën pajisje.
• Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë.
• Puthiteni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë duke përdorur një
izolues të përshtatshëm.
• Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Përndryshe, dyert dhe
dritaret që hapen mund të përmbysin
enë të nxehta gatimi nga vatra.
• Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (natyra e gazit dhe
presioni i gazit) dhe përshtatja e pajisjes
të jenë të përputhshme.
• Kjo pajisje nuk është lidhur me një sistem
të nxjerrjes së tymrave të djegies. Ajo
duhet të instalohet dhe të lidhet në
përputhje me rregulloret ekzistuese për
instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë
për kushtet përkatëse lidhur me ajrimin.
•
Përdorimi i një pajisjeje gatimi me
gaz shkakton nxehtësi dhe lagështi
në dhomën ku është instaluar
pajisja. Sigurohuni që kuzhina të jetë
e ajrosur mirë: mbajini hapur vrimat
natyrore të ajrimit ose instaloni një
pajisje mekanike ajrimi (kapuç
mekanik për ajrim).
•
Më shumë ajrosje (për shembull
hapja e dritares ose rritja e nivelit të
ajrosjes mekanike ku është e
pranishme) është e domosdoshme
kur e përdorni pajisjen në mënyrë
intensive për një kohë të gjatë.
Nëse përdorni kornizën aksesore C-
FRAME, përpara se të instaloni pajisjen
lexoni në fillim udhëzimet që ju janë dhënë
së bashku me të.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi nga rryma elektrike.
Ndiqini me kujdes udhëzimet për
lidhjet elektrike.
• Terminali i kabllos kryesore ka tension
elektrik.
• Shkëputeni tensionin nga terminali.
• Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike
nëpërmjet montimit profesional.
• Lidhjet e lira dhe joprofesionale spinë-
prizë mund ta tejnxehin terminalin.
• Lidhjet me grupin e prizës duhet të
kryhen saktë nga një elektricist i
kualifikuar.
• Përdorni një kapëse në kabllo për të
parandaluar përdredhjen e tij.
• Përdorni kabllon e duhur për lidhje me
rrymën dhe ndërroni kabllot e dëmtuar
me kabllo të përshtatshme speciale.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një
zgavër kontakti prej së paku 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës, siguresa
(siguresa tip vidhash të hequra nga
pronari), çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
4
www.electrolux.com
Komentarze do niniejszej Instrukcji