Electrolux EOB53202X Instrukcja Użytkownika Strona 3

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 76
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 2
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral
dhe kontaktorë.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të
vendosen në mënyrë të tillë që të mos
hiqen pa vegla.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e
kuzhinës të ketë përmasat e
përshtatshme të zgavrës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Instalojeni pajisjen me pjesën e saj të
pasme dhe me një anë afër pajisjes me
lartësi më të madhe. Ana tjetër duhet të
vendoset pranë pajisjeve që kanë të
njëjtën lartësi.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi n
bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e
gatimit të integruara janë të pajisur me
sistem lidhjesh të posaçëm. Për të
parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes,
kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos dëmtoni ose
shkaktoni dëmtime tek spina (nëse është
e zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Zbatimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të
shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
Mos vendosni produkte ose sende
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje. Ka rrezik shpërthimi
ose zjarri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Mos i prekni elementët e nxehtë
në pajisje. Përdorni doreza kur vendosni
ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur
hapni derën ndërsa pajisja është në
punë. Mund të dalë avull i nxehtë. Ka
rrezik djegieje të lëkurës.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
electrolux 3
Przeglądanie stron 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 75 76

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag