
5.1 Energjia fillestare
KUJDES!
Përpara se të futni spinën në
prizë dhe të ndizni pajisjen
për herë të parë, lëreni
pajisjen të qëndrojë drejt në
këmbë për të paktën 4 orë.
Kjo do të sigurojë kohën e
mjaftueshme që vaji të
kthehet në kompresor.
Përndryshe kompresori ose
pjesët përbërëse elektronike
mund të dëmtohen.
5.2 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
5.3 Ruajtja e ushqimit shumë të
ngrirë
Kur pajisja ndizet ose pas një periudhe
pa punuar, këshillohet që për pajisjen të
vendoset parametri më i ftohtë për të
paktën 2 orë përpara se të futni aty
ushqim shumë të ngrirë.
Pas 2 orësh mund të arrihet temperatura
e kërkuar.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
6.1 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
për ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk
është e nevojshme të ndryshoni
vendosjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
në një vendosje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit
mund të bjerë nën 0°C.
Nëse ndodh kjo, rivendoseni
çelësin e temperaturës në
një vendosje më të ngrohtë.
Ushqimin e freskët që do të ngrihet
vendoseni në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
6.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi, lëreni
pajisjen të punojë të paktën 2 orë
përpara se të futni produkte në ndarje.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë gjetjen e
lehtë dhe të shpejtë të pakos së ushqimit
që dëshironi. Nëse ju duhet të
magazinoni sasi të mëdha ushqimi, hiqni
gjithë sirtarët përveç sirtarit të poshtëm
që duhet të jetë në vend për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit. Në të gjitha
raftet është e mundur vendosja e
ushqimeve që dalin jashtë deri në 15 mm
nga dera.
www.electrolux.com8
Komentarze do niniejszej Instrukcji