• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse. Fëmijët
nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, nëse nuk
mbikëqyren vazhdimisht.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për
të futur aksesorët ose enët për furrë.
• Derdhjet e tepërta të ushqimeve duhen hequr përpara
pastrimit pirolitik. Nxirrini të gjitha pjesët nga furra.
• Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni
furnizimin me rrymë elektrike.
• Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike,
sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Bëni kujdes kur prekni sirtarin e ruajtjes. Ai mund të
nxehet.
• Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën
e përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e
pasme nga muret anësore. Montojini mbajtëset e
rafteve në rendin e kundërt.
• Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin
elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.
• PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e
pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së
gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i
fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e
pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i
mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë
aksidente.
SHQIP 5
Komentarze do niniejszej Instrukcji