• Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi pjesën
e butonave.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
• Mos përdorni enë gatimi që janë të
paqëndrueshme për të shmangur animin
dhe aksidentet.
• Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) dhe/ose
pëlhura afër ose brenda në pajisje. Ka
rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Të dhëna për akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin. Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
Instalimi
• Duhet t’i lexoni këto. Prodhuesi nuk
është përgjegjës për asnjë lëndim
ndaj personave dhe kafshëve ose
dëmtime ndaj pronës të shkaktuara
nga mosndjekja e këtyre kërkesave.
• Për të shmangur rrezikun e dëmtimit
të strukturës ose lëndimet fizike,
instalimi, lidhja e pajisjet tek korrenti
dhe sistemi i furnizimit me gaz,
përgatitja dhe mirëmbajtja e pajisjes
duhen bërë vetëm nga një person i
kualifikuar në pajtim me standardet
dhe rregullat vendore në fuqi.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
• Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi ta
keni montuar pajisjen siç duhet në njësitë
e integruara dhe në sipërfaqet e punës që
përputhen me standardet në fuqi.
• Mos e instaloni vatrën mbi një pajisje
shtëpiake nëse nuk lejohet.
• Pajisjen instalojeni vetëm në sipërfaqe
pune të sheshta.
• Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e
modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku i
lëndimit të personave dhe i dëmtimit të
pajisjes.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni sirtarët
vetëm me një bazament mbrojtës nën
pajisje.
• Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë.
• Puthiteni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë duke përdorur një
izolues të përshtatshëm.
• Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra.
• Mos e instaloni pajisjen prapë dyerve ose
nën dritare. Përndryshe, dyert dhe dritaret
që hapen mund të përmbysin enë të
nxehta gatimi nga vatra.
• Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni
dhe shkëputeni nga rrjeti.
• Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni) dhe
përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e përshtatjes për
këtë pajisje tregohen në etiketën e
parametrave, e cila mund të gjendet në
çantën e aksesorëve.
• Kjo pajisje nuk është e lidhur me ndonjë
sistem të nxjerrjes së tymrave të djegies.
Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në
pajtim me rregulloret ekzistuese për
instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë për
kushtet përkatëse lidhur me ajrimin.
•
Përdorimi i një pajisjeje gatimi me gaz
shkakton nxehtësi dhe lagështi në
dhomën ku është instaluar pajisja.
Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajruar
mirë: mbajini hapur vrimat natyrore të
ajrimit ose instaloni një pajisje
mekanike ajrimi (kapuç mekanik për
ajrim).
electrolux 3
Komentarze do niniejszej Instrukcji