Electrolux EGT6345YOK Instrukcja Użytkownika Strona 8

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 76
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 7
Kur nuk ka rrymë elektrike, mund
ta ndizni vatrën pa ndihmën e
ndezësit elektrik; në këtë rast
afrojini vatrës një flakë, shtyjeni
dorezën përkatëse dhe kthejeni në
drejtim të kundërt të akrepave të
orës në pozicionin e çlirimit të
gazit në maksimum.
Nëse vatra fiket aksidentalisht,
rrotullojeni çelësin e kontrollit në
pozicionin e fikjes dhe riprovoni të
ndizni vatrën sërish pas të paktën
1 minute.
Gjeneratori i shkëndijave mund të
ndizet automatikisht kur ndizni
rrymën elektrike, pas instalimit ose
pas një ndërprerjeje të rrymës.
Është normale.
4.2 Fikja e vatrës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin
.
PARALAJMËRIM
Gjithnjë uleni flakën ose fikeni atë
përpara se të hiqni enët nga vatra.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
5.1 Kursimet e energjisë
Nëse është e mundur, vendosuni enëve
gjithmonë kapak.
Kur lëngu fillon të valojë, uleni flakën për
ta zierë lëngun ngadalë.
Përdorni enë gatimi diametri i të cilave
përket me përmasat e vatrave.
Vatra Diametrat e enëve të
gatimit
Gjysmë e
shpejtë
(prapa,
djathtas)
120 - 240 mm
Gjysmë e
shpejtë
(përpara,
majtas)
120 - 180 mm
Gjysmë e
shpejtë
(përpara,
djathtas)
120 - 180 mm
E shpejtë 180 - 260 mm
PARALAJMËRIM
Mos përdorni tiganë prej gize, enë
balte, pllaka skare ose pllakat
thekëse mbi vatrat e gazit.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që fundet e tenxhereve
të mos qëndrojnë mbi çelësat e
kontrollit. Nëse çelësat e kontrollit
ndodhen poshtë fundeve të
tenxhereve, flaka i nxeh ato.
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos qëndrojnë mbi
pjesën e përparme të sipërfaqes
së vatrës. Sigurohuni që tenxheret
të jenë vendosur në qendër mbi
unazat, për të përfituar stabilitet
maksimal dhe konsumin më të
ulët të gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose janë të dëmtuara për
të parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
PARALAJMËRIM
Mos përdorni difuzor flake.
PARALAJMËRIM
Lëngjet e derdhura gjatë gatimit
mund të shkaktojnë thyerjen e
xhamit
8
www.electrolux.com
Przeglądanie stron 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 75 76

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag