Electrolux EC3330AOW1 Instrukcja Użytkownika Strona 13

  • Pobierz
  • Dodaj do moich podręczników
  • Drukuj
  • Strona
    / 32
  • Spis treści
  • BOOKMARKI
  • Oceniono. / 5. Na podstawie oceny klientów
Przeglądanie stron 12
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Produktet për t’u ngrirë
janë vendosur shumë
ngjitur me njëra-tjetrën.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
7.2 Shërbimi i klientit
Nëse pajisja nuk punon mirë edhe pasi
keni kryer kontrollet e mësipërme,
kontaktoni qendrën më të afërt të
autorizuar të shërbimit.
Për të marrë një shërbim të shpejtë,
është e rëndësishme që kur të kërkoni
shërbimin të specifikoni modelin dhe
numrin serial të pajisjes, të cilat mund t'i
gjeni në certifikatën e garancisë ose në
pllakën e specifikimeve që ndodhet në të
djathtë të pjesës së jashtme të pajisjes.
7.3 Ndërrimi i llambës
Pajisja ka një dritë të
brendshme LED me
jetëgjatësi të madhe.
Rekomandohet shumë që të
përdorni vetëm pjesë
këmbimi origjinale.
Përdorni vetëm llamba LED
(me bazë E14). Fuqia
maksimale tregohet në
njësinë e llambës.
PARALAJMËRIM!
Mos e hiqni kapakun e
llambës në kohën kur bëni
ndërrimin. Mos e vini
ngrirësin në punë nëse
kapaku i llambës është i
dëmtuar apo nuk është i
pranishëm.
1. Hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Zëvendësojeni llambën e përdorur
me një tjetër të së njëjtës fuqi dhe të
projektuar enkas për pajisjet
elektroshtëpiake (fuqia maksimale
tregohet në mbështjellën e llambës).
3. Futeni spinën në prizën elektrike.
4. Hapni kapakun. Sigurohuni që
llambushka të ndizet.
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Pozicionimi
Pajisja mund të instalohet në ambient të
brendshëm të thatë dhe të ajrosur mirë,
ku temperatura e ambientit përputhet me
kategorinë klimatike që tregohet në
pllakën e specifikimeve të pajisjes:
Kategor
ia e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
SHQIP 13
Przeglądanie stron 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 31 32

Komentarze do niniejszej Instrukcji

Brak uwag